Bota

Më e keqja nuk ka ardhur akoma, Prigozhini po përgatit në heshtje planin e tmerrshëm

Brenda një dite e gjysmë të jashtëzakonshme, Rusia u përball me kërcënimin real të një kryengritjeje të armatosur, me presidentin Vladimir Putin që u zotua të ndëshkojë luftëtarët e Wagnerit që marshonin drejt Moskës dhe pushtonin qytetet përgjatë rrugës, përpara se një marrëveshje e papritur me Bjellorusinë të shfaqej papritur.

Por shumë gjëra mbeten të pasigurta, me ekspertët që paralajmërojnë se kryengritja e rrallë nuk ka gjasa të “marrë fund” kaq shpejt pa pasoja. Putini duhet të kalojë tani pasojat e sfidës më serioze ndaj autoritetit të tij që kur erdhi në pushtet në vitin 2000, pas një serie ngjarjesh marramendëse që u ndoqën nga afër, dhe me nervozizëm nga bota dhe u brohoritën nga Ukraina.

Kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, po dërgohet në Bjellorusi, dhe hipotezat se çfarë pritet nga këtej e tutje janë nga më të ndryshmet e të çuditshmet, nga vrasja e tij tek një plan mizor për pushtimin e Kievit.

Marrëveshja me Bjellorusinë

Sipas marrëveshjes, me ndërmjetësimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, luftëtarët e Grupit Wagner u kthyen në bazat e tyre në këmbim të garancive të sigurisë dhe lideri i tyre Yevgeny Prigozhin u zhvendos në Bjellorusi.

“Ai u pa duke u larguar nga selia ushtarake e qarkut në Rostov, qindra kilometra në jug të Moskës, të shtunën vonë me një automjet sportiv, por vendndodhja e tij nuk dihej”, njoftoi agjencia britanike e lajmeve Reuters. Agjencia franceze e lajmeve AFP shkroi se të dielën në mëngjes, kur ishte planifikuar nisja, nuk dihej se ku ishte kreu i Wagner.

Lexo më shumë  BE-së i kërkohet ndërtimi i një linje mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë e Bjellorusinë

Luftëtarët e Wagner po tërhiqen nga rajoni i Voronezh, i cili kufizohet me Ukrainën, thanë autoritetet lokale të dielën, duke thënë se tërheqja po bëhej “pa incidente”. Ndërsa Moska ishte e qetë të dielën, pas marrëveshjes së de-përshkallëzimit.

E hëna u shpall ditë pushimi, për t’i lënë kohë gjërave të ktheheshin në normalitet. Forcat speciale çeçene të dislokuara në rajonin e Rostovit të Rusisë u tërhoqën gjithashtu të dielën, sipas agjencisë, TASS, që citoi komandantin Aptiy Alaudinov. Njësitë e Wagner u larguan edhe nga rajoni i Lipetskut dhe Voronezhit.

“Thesari” i Prigozhin

Sakaq, të dielën edhe në qendrën e kompanisë private “Wagner”, në qendër të Shën Petersburgut ishte e qetë, ndërtesa e mbyllur dhe rojet në krye të detyrës.

Krejt ndryshe nga një ditë më parë, kurforcat speciale ruse konfiskuan rreth 48 milionë dollarë nga selia e Grupit Wagner.

Këtë e bëri të ditur portali Fontanka, i cili gjithashtu shtoi se pranë zyrës ishin gjetur edhe pesë kilogramë shufra ari, gjashtë pistoleta në pako dhe pesë pllaka pluhur të bardhë.

Sipas medias, u gjetën edhe dokumente, mes të cilave edhe pasaporta në emër të Prigozhin, me të njëjtat të dhëna personale, por me një fotografi të një burri tjetër.

Planet për luftën

Lexo më shumë  Koreja e Veriut ndalon veshjen e një fustani të bardhë nusërie

Nga ana tjetër, mbetet shumë e paqartë, se çfarë do të ndodhë me rolin e Prigozhin në Wagner dhe luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit tha të shtunën se ai “nuk mund të përgjigjet” se çfarë pozicioni do të marrë Prigozhin në Bjellorusi. Sipas Jill Dougherty, ish-shefe e zyrës së CNN në Moskë dhe eksperte për çështjet ruse, “është e mundur që Prigozhin të vritet në Bjellorusi”.

Një hipotezë krejt ndryshe ka ngritur gjenerali britanik Lord Richard Dannatt. Ai ka paralajmëruar se udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i papritur që mund të vijë nga Yevgeny Prigozhin, pasi ai mund të nisë aktivitetin e tij ushtarak në mënyrë të pavarur nga Bjellorusia.

Është ende e paqartë se sa prej luftëtarëve të tij do ta ndjekin atë në vendin fqinj dhe aleatin Rusinë, tha Dannatt, duke iu referuar komponentit të armatosur të kompanisë private ushtarake, e cila vlerësohet të ketë rreth 25,000 forca.

“Nëse ai ka mbajtur një forcë efektive luftarake, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për ukrainasit më afër Kievit”, tha ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Britanike.

Lord Dannatt tha se Rusia mund të përdorë grupin Wagner për të provuar përsëri të marrë Kievin, shkruajnë mediat e huaja.

“Pasgoditjet e djeshme do të jehojnë për mjaft kohë. Megjithatë, nuk ka pasur fitues”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player