Lajme

Me çfarë “punojnë” makinat në Shqipëri? Tre në katër, me naftë, vetëm 8.8% me gaz

Teknologjia e automjeteve ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë edhe një tranzicion drejt makiave elektrike. Por, sa të përhapura janë ato në Shqipëri dhe si janë të ndara autoveturat që qarkullojnë në vendin tonë sipas lëndës djegëse? Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, thuajse 3 në 4 autovetura në qarkullim punojnë me naftë, më saktësisht 73.6% e totalit të rreth 593 mijë autoveturave, ose 436,756 mjete. Sa i përket autoveturave të cilat punojnë vetëm me benzinë, përbëjnë rreth 17.3% të totalit. Me gaz dhe benzinë ndërkohë, janë vetëm 8.8% e totalit. Gjithsej janë rreth 52 mijë automjete të cilat punojnë me gaz. Por, sa peshë zënë automjtetet të cilat janë elektrike? Duke llogaritur të gjitha kategoritë, pra ato elektrike me benzinë, me naftë, hibride, me gaz dhe benzinë, si dhe të kombinuara mes tyre, përbëjnë vetëm 0.33% të totalit. Pavarësisht se nuk ka një ndarje në shifra, pjesa më e madhe e këtyre automjeteve janë për përdorim biznesi apo administrate. Bëhet fjalë për vetëm 1972 autovetura në qarkullim në vendin tonë të cilat janë elektrike, ose të kombinuara.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Pra, në total, rreth 91% e autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë janë prekur nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve gjatë kohëve të fundit, ndërkohë që më pak e kanë ndjerë makinat e kombinuara elektrike dhe ato me gaz, duke pasur parasysh se çmimi i gazit ka regjistruar një rritje ndjeshëm më të ulët se nafta apo benzina. Janë vetëm 624 automjete në qarkullim në vendin tonë të cilat janë plotësisht elektrike, dhe që për rrjedhojë nuk janë ndikuar nga rritja e çmimit të karburantit, ose vetëm 0.1% e totalit të 593,280 automjeteve në qarkullim në vendin tonë./Scan.tv/

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *