KryesoreLajme

Superskandal/ Ministrja Xhaçka punësoi motrën e Dumanit në zyrën e sekreteve

Të tjera detaje janë bërë publike me skandalin për Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit, e cila ka qenë pjesë e kabinetit të Olta Xhaçkës, gjatë kohës që ka qenë e deleguar e PS-së në Dibër.

Pasi Nuredin Dumani është arrestuar me 29 mars 2022 dhe pas rreth një muaji që ai ka nisur rrëfimin për dhjetra vrasje mafioze, Xhuljana Dumanin e kanë lëvizur nga pozicioni i saj në Ministrinë e Jashtme, për të fshehur gjurmët.

Ndërkohë pas kësaj lëvizjeje të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, Xhuljana Agim Dumanin e kanë pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.

Pavarësisht se problemi nuk është vetë Xhuljana Dumani, por e njëjta sot nuk duhej të ishte pjesë e zyrës ku kalonjnë të gjitha sekretet e Ministrisë së Jashtme, informacionet nga NATO, Abasadat etj.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Nga Vettingu janë shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë vetëm se kanë pirë kafe me një person të inkriminuar dhe e njëjta linjë duhej të ishte ndjekur edhe për Xhuljana Dumanin, mund të mos hiqej nga puna, por jo në një strukturë të tillë.

Thelbi është i qartë, motra e një vrasësi me pagesë, ka në duar sekrete që lidhen me sigurinë ndërkombëtare të NATO-s dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Motra një vrasësi me pagesë ka qenë pjesë e kabinetit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka e cila duket se ka bërë një “qokë” kriminale.

Lexo më shumë  Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë Kurti

Në kohën kur vëllai i saj Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndojnë 17 akuza ka qenë në kërkim, Xhuljana Dumani punonte në Ministrinë e Jashtme tek zyra kryesore e informacioneve të sigurisë.

Nuredin Dumani, i akuzuar për vrasjes me pagesë është emri më i lakuar sot për sot,  pasi ka zbardhur në SPAK, dhjetra vrasje mafioze.

Ndërkohë e motra, në kulmin e rrëfimeve të të vëllait për krimet makabër, është pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s nga DSIK. Në skandal janë përfshirë she disa institucione të tjera të shtetit.

Mbi ministren Olta Xhaçka ngrihen dyshime se ka punësuar motrën e Dumanit, për mbështetje politike në qarkun e Dibrës ku ajo ishte e deleguar. /cna/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *