Sport

Me Adem Jasharin në gjoks, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët

Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzë që kishte foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve.

Ai ka folur për kualifikimin në Euro 2024, duke thënë se ky grup është shumë i bashkuar, duke e cilësuar si arritje të madhe.

“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.

“Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Edhe te Lecce po shijoj çdo ndeshje, kjo e sotmja më ka bërë të ndihem shumë mirë, kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët. Edhe gocën time”, ka thënë Ramadani.

Mesfushori ferizajas ka qenë shtyllë e ekipit në këto eliminatore, duke mos e kursyer vet asnjëherë.

YouTube player