Bota

Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore më të fuqishme në Evropë

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se Polonia do të ketë “forcat tokësore më të fuqishme në Evropë” falë investimeve të vazhdueshme nga qeveria, e cila kohët e fundit ngriti buxhetin e saj të mbrojtjes në 3 për qind të PBB-së, një nga nivelet më të larta në NATO, dhe synon të rrisë deri në 5 për qind.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Varshava është fokusuar në shpenzime ushtarake. Të premten, Blaszczak konfirmoi marrëveshjen me Korenë e Jugut sipas së cilës Polonia do të blejë mbi 600 obus dhe gati 1000 tanke. Gjithashtu kohët e fundit ra dakord të blejë 250 tanke të reja dhe 116 të përdorura Abrams nga SHBA-ja.

Për krahasim, Gjermania ka 266 tanke beteje në shërbim dhe Franca 406, sipas Global Firepower, i cili përmbledh të dhënat e fuqisë ushtarake.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Sipas ligjit të ri të mbrojtjes së atdheut të miratuar në mars me mbështetje ndërpartiake, Polonia është zotuar gjithashtu të dyfishojë numrin e forcave të saj të armatosura në 300 mijë. Në maj, ajo filloi një formë të re me pagesë të shërbimit vullnetar ushtarak në një përpjekje për të sjellë rekrutë.

Sipas The Military Balance, një vlerësim vjetor nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, vitin e kaluar Turqia kishte 355.200 personel aktiv ushtarak, e ndjekur nga Franca me 203.250 dhe Gjermania me 183.500.

Akti i Mbrojtjes së Atdheut rriti gjithashtu buxhetin e mbrojtjes në 3 për qind të PBB-së, i cili, bazuar në të dhënat e vitit 2021, do ta vendoste Poloninë pas vetëm Greqisë (3.82 për qind) dhe SHBA-së (3.52 për qind) në NATO. Kryetari i partisë në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, tha këtë muaj se shpenzimet e mbrojtjes do të arrijnë përfundimisht 5 për qind të PBB-së.

Lexo më shumë  Scholz e Macron: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane

Blaszczak potencoi se Polonia “do të bëhet forca tokësore më e fuqishme në Evropë falë atyre investimeve në ushtri”, raporton Polsat News. Ai vuri në dukje se këto shpenzime jo vetëm që do të rrisin madhësinë e forcave të armatosura, por edhe do t’i modernizojnë ato duke zëvendësuar pajisjet e vjetra post-sovjetike.

Në fillim të këtij viti, Polonia i dhuroi Ukrainës më shumë se 240 tanke sovjetike T-72. Këtë javë, Ukraina konfirmoi se Polonia kishte dorëzuar gjithashtu një numër të paspecifikuar tankesh PT-91 Twardy, të cilat janë një version i përmirësuar i T-72. Polonia ishte donatori i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake në Ukrainë, pas vetëm SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *