Lajme

Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

“Koha më e përshtatshme për organizmin e procesit të votimi mund të jetë data 21 prill 2024, për të cilin nevojitet vendim për caktimin e kësaj date, si datë për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri”, kështu ka njoftuar KQZ-ja në mbledhjen e së premtes.

Rekomandimi erdhi nga sekretariati i KQZ-së, pasi ishin verifikuar nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Peticionet për shkarkimin e kryetarëve të veriut kanë kaluar duke marrë numrin e nënshkrimeve të nevojshme.

Në Komunën e Leposaviqit lista përmban 3 mijë e 30 nënshkrime të plotësuara në katër faqe të peticionit, kështu rezulton se 2 mijë e 905 nënshkrues janë yqtetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Leposaviqit. Pra në këtë komunë numri i votuesve është 13 mijë e 441 votues ku 20 për qind i votuesve i bie të jenë 2 mijë e 689 votues andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

1 mijë 576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe. Pas krahasimit rezulton se 1 mijë e 380 nënshkrues janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Zubin Potokut. Numri i votuesve për komunën e Zubin Potokut është 6 mijë e 732 votues ku 20 për qind e votuesve i bie të jenë 1 mijë e 347 votues, andaj këto nënshkrime përbëhen 20 për qind të votuesve të kërkuara për Peticion.

Verifikimi i Peticionit nga Komuna e Zveçanit lista përmban 1 mijë e 834 nënshkrime të plotësuara në 185 faqe. Pas krahasimit në të dhënat e votuesve që është ekstrakt i regjistrit qendror civil të bazuara në numrin personal rezulton se 1 mijë e 714 nënshkrues janë qytetarë  të Kosovës me të drejtë votë në Komunë e Zveçanit. Numri i votuesve për Komunën e Zvecanit është  7 mijë 52 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 1 mijë e 411 votues, andaj këto nënshkrime përbëjnë numrin e kërkuar të kërkuar për peticion.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Komuna e Mitrovicës së Veriut, sipas shkresës njoftuese të kryesuesit të Kuvendit komunal lista përmban 4 mijë e 148 nënshkrime të plotësuara në 423 faqe. Pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve që është ekstrakt i regjistrit qendror civil të bazuar në numrin personal rezulton se 3 mijë e 653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Andaj numri i votuesve për Komunën e Mitrovicës së Veriut është 18 mijë e 199 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 3 mijë e 640, andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuara në peticion.

Rruga Press

YouTube player