Lajme

“McGonigal” bashkon PD-në/ Dorëzohet kërkesa për Komision Hetimor, Boçi: Rama nuk shpëton dot!

Partia Demokratike ka dhënë sinjale te tjera bashkimi para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ditën e sotme deputetët demokratë Boçi dhe Vokshi kanë mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për çështjen “McGonigal”.

Gjatë fjalës së tij, Boçi theksoi se do të jetë ky Komision Hetimor që do ta vendosë me “shpatulla pas muri” Edi Ramën dhe implikimin e tij në aferën me ish-agjentin e FBI-së i cili akuzohet se ka marrë mbi 220 mijë dollarë për të lobuar kundër opozitës shqiptare.

Kemi firmosur 45 deputetë për të ngritur komisionin hetimor që të nxjerrim Ramën nga vrima e kamares. Jo vetëm komisioni do e nxjerr nga kamera, por dhe protesta e 11 shkurtit. Rregullorja e përcakton qartë se kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrim që të ngrihet. Rama ka harxhuar taksat e shqiptarëve. S’do shpëtojë kësaj radhe. Ai do vijë në Komision Hetimor si ‘çeço’ dhe do përgjigjet. Ky komision do marrë detajet dhe do kërkojë të gjitha takimet e Ramës dhe skandalin e tij për të korruptuar institucionet e qeverisë amerikane, me qëllim goditjen e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, dhe opozitës. Gjithçka do kthehet në bumerang”, tha Boçi.

Lexo më shumë  Reagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e medias italiane

Në listën e emrave të deputetëve që kanë firmosur është dhe ai i deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku, por mungon firma e Enkelejd Alibeajt. Boçi u pyet nga gazetarët se nëse firma e Bardhit do të thotë se do të bashkohen dy PD-të. Boçi u shpreh se ky është një sinjal mirëpo u shpreh se ka nevojë që brenda PD-së të ketë qëllime të njëjta.

Pyetja: Firma e Bardhit, a janë sinjale bashkimi?

Boçi: Sigurisht që po. Duam që raste të tilla të bashkëpunimit të jenë në vijimësi, na duhen edhe qëllime të njëjta.

Në këtë komision hetimor, është paralajmëruar të hetohet lidhja e kryeministrit shqiptar Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal. Një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sali Berisha denoncoi me emra dhe ministra të tjerë si të përfshirë në skandalin e ashuquajtur ‘McGonigal’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *