Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore shkakton anulimin e udhëtimit të kryediplomatit rus

Misioni diplomatik i Rusisë thotë se një vizitë e planifikuar e Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov në Kombet e Bashkuara në Gjenevë u anulua, pasi vendet e BE-së mbyllën hapësirën e tyre ajrore për fluturimet nga Rusia.

Zoti Lavrov pritej të merrte pjesë në takimet e nivelit të lartë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe Konferencën për Çarmatimin.

Misioni diplomatik rus shkruante në Twitter se anulimi i udhëtimit të zotit Lavrov në Zvicër ishte për shkak të një “ndalimi të paprecedentë” nga “një numër vendesh të BE-së që kanë vendosur sanksione anti-ruse.”

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Ndërkohë, Rusia të hënën ndaloi linjat ajrore nga 36 vende të përdorin hapësirën ajrore ruse pasi vendet evropiane dhe Kanadaja mbyllën të dielën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një masë të ngjashme, por ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, sipas zyrtarëve amerikanë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *