Bota

Mbyllet ura në Krime pas raportimeve për sulme nga dronët ukrainas

Ura e Krimesë është mbyllur mes raporteve për dronët ukrainas që synonin zonën.

Siç raportohet, shpërthime u dëgjuan në Kërç pranë kantierit të anijeve “Zaliv” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore thuhet se u aktivizuan.

Ndërtimi i urës 19 kilometra të gjatë që lidh Krimenë e pushtuar me territorin rus, filloi pas pushtimit të paligjshëm të gadishullit në vitin 2014 dhe përfundoi në vitin 2018.

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”

Pasi u bë një rrugë kritike furnizimi për forcat ruse, ajo është sulmuar nga forcat e Kievit në disa raste dhe është dëmtuar rëndë nga sulmet e Ukrainës në tetor 2022 dhe korrik 2023, shkruajnë mediat e huaja.

Ura e Krimesë është objekt i një mosmarrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusisë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit.

Ndryshe, rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçmas pranë urës.

Një shpërthim i fuqishëm në tetor të vitit 2022 shkaktoi kolapsimin e një segmenti të rrugës dhe shkaktoi zjarr.

YouTube player