Mbyllet tuneli në unazën e Elbasanit/ Banorët ngrihen në protestë: Kjo është absurde, jo njerëzore, duhet të hapet rruga
Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qytet.
Shkak është bërë bllokimi i hyrjes në rrugën në Unazën Jugore, pranë zonës ku ata jetojnë prej 30 vitesh. Qytetarët janë organizuar dhe kanë qëndruar për 30 minuta rreth zonës ku janë vendosur barrierat, duke i shkatërruar këto të fundit.
Ata bllokuan rrugën e aksit nacional Elbasan-Librazhd, e cila për çështje sigurie është mbyllur pasi tuneli është i rrezikshëm. Banorët pranojnë rrezikshmërine e tij por kërkojne zgjidhje që të këtë mbikalim. Ata shprehen se nuk janë lajmëruar për këtë bllokim që i bën të ecin 4 kilometra në këmbë. Protestuesit shprehen se rruga që është bllokuar është e vetmja që bën të mundur qarkullimin e mjeteve me lagjen e tyre.
“Kjo është absurde, jo njerëzore. Nuk dimë se kush ka urdhëruar dhe as se kush e ka bllokuar hyrjen e rrugës e cila është e vetmja që ekziston për qarkullimin me automjete në këtë lagje”, thonë protestuesit.
Shefi i rendit në Elbasan, Armando Muca u bëri thirrje qytetarëe që të dalin nga rruga kryesore mirëpo u ndesh me revoltën e tyre. Muça paralajmëroi se nëse bllokimi i tyre do të zgjaste më shumë do duhet të përballen me procedime penale.
Rruga Press