BallinaLajme

Mbyllet sërish Gjykata e Apelit në Vlorë, 6 punonjës të konfirmuar me Covid-19

Vetëm 10 ditë nga rinisja e punës, Gjykata e Apelit të Vlorës, është rimbyllur sërish. Shkak është shpërthimi i infektimeve me Covid-19 në këtë institucion.

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit të Vlorës, pasi zyrtarizoi 6 persona të infektuar me Covid në këtë gjykatë, vendosi mbylljen e saj për një periudhë 14-ditore.

Ndërkohë, 7 punonjës të tjerë janë në pritje të përgjigjeve të tamponit. Në fillim të muajit nëntor ishte këshilli i Gjykatës së Apelit të Vlorës, që vendosi mbylljen me dy javë deri më 20 nëntor për shkak të përhapjes së infektimit.

Por, pa kaluar as 10 ditë punë, kjo gjykatë u mbyll sërish kësaj radhe nga inspektoriati shëndetësor. Në qytetin e Vlorës, javët e fundit janë rritur ndjeshëm numrat e personave të infektuar me Covid, e ndërsa shumë institucione përfshirë dhe ato të sistemit parashkollor janë mbyllur.

Lexo më shumë  Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës së Korishës: Mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë
YouTube player