Sport

Mbyllet Olimpiada e Tokios, ja shtetet që kanë fituar më shumë medalje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parët në përfundimin e Olimpiadës së Tokios, duke grumbulluar në total 113 medaje, nga të cilat 39 ari.

Në vendin e dytë renditet Kina me 88 medalje në total, por prej tyre 38 janë ari.

Japonia dhe Britani e Madhe ndajnë përkatësisht vendin e 3 dhe të 4, me përkatësisht 58 dhe 65 medalje. Por japonezët ndonëse kanë në total 7 medalje më pak se britanikët, renditen një vend më lart për shkak të diferencës që krijojnë medaljet e arit.

Japonezët numërojnë 27 të tilla, kundrejt 22 të britanikëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *