Lajme

Mbyllet objekti ku funksionojnë dy fonde serbe në veri të Mitrovicës

Objekti ku funksiononte Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Fondi për Sigurim Invalidor e Pensional sipas sistemit të Serbisë, është mbyllur sot, më 12.09.2025 nga Komuna e veriut tē Mitrovicës.

Sipas komunarëve, në hapësirat e brendshme të këtij objekti janë vërejtur punonjës të cilët kanë punuar me dokumentacion jovalid, teksa në mbylljen e objektit ka asistuar Policia e Kosovës.

Visar Syla, shef i kabinetit të kryetarit të komunës, Erden Atiq, tha se puna është pezulluar përkohësisht.

Sipas tij, procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi.

Lexo më shumë  Kurti: KEK në transformim historik, mbi 500 milionë euro investime dhe kapacitete të reja energjetike

“Janë verifikuar hapësirat ku vepron e ashtuquajtura PIO dhe qendra për lëshimin e librezave shëndetësore. Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur”- potencoi Syla.

Veton Elshani, zëvëndësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri tha se nuk ka të arrestuar pas mbylljes së objektit që ndodhet tek “Tre Rrokaqiejtë”.

“Sa na kemi informacion, ka qenë sigurimi shëndetësor dhe zyra për pensione dhe invaliditet apo diçka e tillë afër fakultetit Ekonomik, sistemi paralel që është tek “Tre Rokaqiejtë” aty. Inspektorët komunalë kanë kërkuar asistencën tonë dhe ne e kemi ofruar të njëjtën”- përfundoi Elshani.

Lexo më shumë  Paralajmërimi i shkencëtarëve, Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

Ky nuk është objekti i vetëm që është mbyllur gjatë javës në këtë qytet.

Të martën, më 9 shtator, Komuna e veriut të Mitrovicës ka mbyllur edhe një objekt në të cilin vepronte zyra e Gazetës Zyrtare të Serbisë.

Në të u identifikuan punonjës të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentacion për shfrytëzimin e hapësirës.

Rruga Press

YouTube player