Lajme

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar demokrat, Salianji: Të gjithë kërkuam dorëheqjen e Bashës

Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar demokrat. Pasi doli nga selia, Ervin Salianji bëri me dije se “i gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike”.

“I gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike dhe për të rikthyer besimin. Në lidhje me lajmet që qarkullojnë, ishte një konflikt verbal me kryetarin e partisë dhe me njerëz të paftuar që emocionohen nga këto situata. Asgjë serioze”, deklaroi Ervin Salianji.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ndërsa Grida Duma tha: “Duhet të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të mos kemi asnjë rrëshqitje ndaj përgjegjësisë. Basha ka kryer një hap pas, shpresoj ta çojë deri në fund”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *