Lajme

Gjendet anija e fundosur pas 107 viteve

Fundosja e Endurance, anija e Sir Ernest Shackletonit, e cila nuk është parë që kur u fundos në Detin Weddell më 1915, është gjetur gjatë ditës së sotme.

100 vjet pas vdekjes së Shackletonit, Endurance u gjet në një thellësi prej 3008 metrash në Detin Weddell, brenda zonës së kërkimit të përcaktuar nga ekipi i ekspeditës përpara nisjes së tij nga Cape Town, dhe afërsisht katër milje në jug të pozicionit të regjistruar fillimisht nga kapiteni Worsley.

Lexo më shumë  Osmani takon kongresmenin Self, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Ekipi për gjetjen e saj punoi nga anija kërkimore dhe logjistike polare e Afrikës së Jugut, S.A. Agulhas II, në pronësi të Departamentit të Pylltarisë, Peshkimit dhe Mjedisit.

“Objektivat tona për Endurance22 ishin gjetja, vëzhgimi dhe filmimi i rrënojave, por edhe kryerja e kërkimeve të rëndësishme shkencore dhe zbatimi i një programi të jashtëzakonshëm shtrirjeje”, ka thënë shefi i Trustit të Trashëgimisë Detare të Falklands, Donald Lamont.

Lexo më shumë  Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *