Mbyllet dyqani 150 vjeçar në Irlandë
“Charlie Byrne” është emri i dyqanit, i cili mendohet të jetë dyqani më i vjetër i instrumenteve muzikore në pronësi të familjes Byrne në Irlandë. Por, për fat të keq ky dyqan mbylli dyert a tij të shtunën e 23 tetorit pas 150 vitesh.
Pronarja 89-vjeçare, Maria Byrne ka administruar dyqanin “Charlie Byrne”, që ndodhet në rrugën Stephen në Dublin, së bashku me bashkëshortin e saj 90-vjeçar, Charlie, për gati 60 vjet.
Vajza e tyre Geraldina hyri për të ndihmuar në drejtimin e dyqanit 30 vite më parë.
Ata vendosën ta mbyllnin biznisin nga përkeqësimi i shëndetit të bashkëshortit të saj, shkruan IrishTimes përcjellë Demokracia.
Shumë klientë të rregullt erdhën për të dhënë lamtumirën në ditët e fundit dhe për të thënë se sa keq u vinte që po mbylleshin, vuri në dukje ajo.
Zonja Byrne u prek veçanërisht, kur erdhi një zotëri i moshuar dhe kujtoi se kishte blerë instrumentin e tij të parë në këtë dyqan.
Ajo është krenare që ata kanë arritur ta mbajnë biznesin në pronësi të familjes qëkurse Charlie Byrne hapi biznesin në vitin 1870.