KryesoreLajme

Mbyllet ankandi për parkun solar 100 megavatësh, shpallet kompania fituese

Është mbajtur sot ankandi elektronik për parkun solar 100 MW. Kompani të shumta vendore dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në ankandin disa orësh, pas të cilit parashihet të ndërtohet një parqeve më të mëdha solare në vend. Fitues i këtij ankandi me çmim 48.88 euro/MWh është konzorciumi “Orllati” nga diaspora.

Projekti në fjalë do të ndihmojë në modernizimin e kapaciteteve prodhuese në sektorin e energjisë.

Kompanitë në fjalë do të ndërtojnë parkun solar në hapësirë publike, teksa dhënia në shfrytëzim e pronës është bërë për 30 vjet.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Kryeministri Albin Kurti, në hapje të ankandit, tha se rëndësia e këtij parku është e pakontestueshme, sidomos për sektorin e energjisë.

“Themi për një sektor energjik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike sepse publikes do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plotë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë, institucioneve të tjera të përfshira dhe bashkëpunimin me asistencë nga USAID-i”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Parku solar do të ndërtohet në zonën kadastrale të Kramovikut dhe Petkoviçit në Rahovec.

YouTube player