Lajme

Mbyllen shkollat, shtohet fluksi në infektivin e pediatrisë

Këtë javë ne vendin tonë janë regjistruar 11 559 të infektuar dhe 42 humbje jete nga Covid. 

Ndryshe nga  disa ditë me parë, kjo javë ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve, situatë e cilja vjen në një kohë kur nxënësit dhe mësuesit u shkëputën për 5 ditë nga shkollat. 

Infektimet me Covid në Shqipëri  arritën kulmin e tyre gjatë javës së kaluar, por në në ditët e fundit është vënë re një ulje e lehtë e tyre.  

Megjithatë  situata në spitalin infektiv dhe Covid tre paraqitet e njëjtë, numri i pacientëve në të ka qenë afërsisht 150 në ditë.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Por në  shërbimin infektiv në pediatrinë e qsut, fluksi i të shtruarve është rritur. Megjithëse aktualsiht po menaxhohet kapaciteti aktual.

Por nuk përjashtohet mundësia e hapjes së një pavioni tjetër për fëmijët e prekur me covid. Mësohet se po diskutohet që nëse do jete nevoja, do te përdoren ambientet e ish reanimacionit pediatrik si kapacitete pritese.

Sa i përket infektimeve Gjatë javës që po lëmë pas vetëm në dy ditë pati mbi 2000 infektime, shifër kjo e pazakontë për Shqipërinë, ndërsa të hënën infektimet shënuan një ulje të ndjeshme, vetëm 789 të infektuar.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Në 7 ditët e fundit 11 559 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me covid, ndërsa jetën për shkak të këtij virusi e kanë humbur 42 qytetarë.

 Kjo ulje e lehtë e të infektuarve vjen menjëherë pasi ministria e arsimit mbylli me tre ditë shkollat, e së bashku me ditët e fundjavës, nxënësit dhe mësuesit u shkëputën nga ambientet kolektive për 5 ditë.

Rreth 1700 nxënës rezultojnë aktiv me Covid, dhe afërsisht 1500 janë mësues të infektuar, por shkëputja për disa ditë nga shkolla  duket se  ka ndikuar pozitivisht në  edhe në shkëputjen e infektimeve.

YouTube player