Lajme

Mbushet në maksimum liqeni i Ulzës, i përshtatshëm për shtimin natyral të peshkut

Shirat periodike të rëna gjatë javëve të fundit kanë rritur prurjet në liqenin e Ulzës.

Aktualisht niveli i ujit të këtij liqeni është në kuotat maksimale.

Po ashtu mësohet se Hidrocentreali i Ulzës aktualisht po punon me kapacitet të plotë për shkak edhe të prurjeve të mëdha të lumit Mat në këtë liqen.

Sipërfaqja e liqenit të Ulzës është e gjitha e mbuluar nga uji deri në fshatin Rukaj.

Kjo sipas specialistëve do t’i shërbejë shtimit natyral të peshkut pasi për hedhjen e vezëve duhen barishtet apo bimët e tjera që gjenden në zonën e Urakës apo të Rrethe Bazit.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Periudha optimale e mbarështimit natyral të Peshkut në liqenin e Ulzës është nga data 15 Prill deri në datën 15 Maj.

Për një muaj me radhë në këtë liqen por edhe në atë të Shkopetit ndalohet gjuetia në çdo lloj forme. Peshku, kryesisht ai i llojit Krap ka periudhën ideale për shtimin natyral, çka do të shtonte akoma më shumë numrin e ekonomisë së peshqëve në këtë basen ujor.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Nëse kuotat do të ruhen pak a shumë në këtë nivel deri në mes të muajit Maj, specialistët e peshkimit thonë se shtimi natyral do të jetë i shumtë, ndryshe nga disa vite më parë kur niveli i liqenit në këtë periudhë ishtë poshtë fshatit Ndrelalaj.

Mbajtja e nivelit të ujit në këtë pikë pritet të ndihmohet edhe nga reshjet e shirave që pritet të jenë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit Prill.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *