Lajme

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” organizata terroriste, avokati Jashari: Kjo e hap frontin për luftë kundër kriminalitet në veri

Avokati, Arbër Jashari, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur  terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.

Sipas Jasharit, ky vendim e hap rrugën drejt luftimit kudër kriminalitet në veri të Kosovës, duke theksuar se kjo “ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj…E që nënkupton që me këtë vepër penale inkriminohet edhe një sërë veprime që në rrethana normale nuk do të ishin. Siç është pjesëmarrja në grupe terroriste, rekrutimi… Vetë shpallja është një sinjal për Prokurorin e shtetit, që ia hapë horizontin për të luftuar krimin… Kjo e hap frontin dhe e ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë të caktuar, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”, ka thënë Jashari në emisionin “FIVE” në RTV  Dukagjini.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player