Sport

Mbrojtësi i kombëtares mposht koronavirusin dhe rinis stërvitjen

Pas mungesës ndaj Polonisë me kombëtaren shqiptare dhe në një ndeshje të kampionatit, Ivan Balliu, duket se ka fituar betejën me koronavirusin dhe është rikthyer në fushën e stërvitjes.

Lajmin e bën të ditur klubi i Rayo Vallecanos, që në faqen zyrtare hedh foto nga seanca stërvitore, ku duket edhe Balliu duke punuar me grupin, gati për t’u rikthyer në fushë në transfertën andaluziane ndaj Betisit.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Mbrojtësi anësor e ka nisur mjaft mirë këtë sezon te Rayo Vallecano, pasi ka luajtur titullar në thuajse të gjithë ndeshjet dhe shpesh është shfaqur protagonist me asiste për sulmuesit e skuadrës që pozicionohet në vendin e 6 me 16 pikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *