Bota

‘Mbreti i Bletëve’ thotë se atë kurrë nuk e kanë pickuar, tregon se si ‘i bën për vete’ ato!

Një burrë që e përshkruan veten si “Mbreti i Bletëve” pohon se ai kurrë nuk është pickuar pavarësisht se ecën rregullisht me mijëra bletë që zvarriten mbi trupin e tij të pambrojtur.

Sipas mediave të huaja,Ndayisaba, një bletar nga republika qendrore afrikane e Ruandës, është duke u kujdesur për bletët që kur ishte fëmijë, por ka fituar famë të re pasi një seri fotografish që e shfaqin të veshur me një “pallto” bletësh u shfaqën në mediat sociale.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Ndayisaba shpjegon: “Për të kontrolluar bletët, së pari duhet të kërkoj bletën mbretëreshë. Pastaj e vendos mbretëreshën në trupin tim për të tërhequr bletët e tjera”.

Bletari me përvojë tha se e merr bletën mbretëreshë të qëndrojë në një vend në trupin e tij duke e lidhur atë në një fije rreth belit të tij.

Bletët e tjera të tij natyrisht ndjekin dhe mbrojnë ashpër mbretëreshën e tyre, duke fluturuar drejt burrit ruandez dhe duke formuar një mburojë rreth saj për ta mbajtur atë të sigurt.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndayisaba shtoi me qetësi: “Unë jam shumë i njohur për bletët, ato kurrë nuk më pickojnë”.

Ndayisaba thotë se, përveç popullaritetit që ka fituar në dhe rreth komunitetit të tij, aftësia e tij e pazakontë e ka ndihmuar atë të fitojë një jetesë të mirë përmes shitjes së mjaltit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *