Gjeopolitikë

Mbretëria e Bashkuar paralajmërim Rusisë: Hiqni dorë nga Ukraina, mos bëni gafën masive

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, në një fjalim në institutin e çështjeve të jashtme të Institutit Lowy në Sydney, paralajmëroi të premten presidentin rus Vladimir Putin që “të heqë dorë dhe të tërhiqet nga Ukraina përpara se të bëjë një gabim masiv strategjik”.

Kryediplomatja e Mbretërisë së Bashkuar iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se ai është në prag të një gafe strategjike në rast të nisjes së aksionit ushtarak dhe se ai “nuk ka nxjerrë mësime nga historia”.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

“Pushtimi do të çojë vetëm në një moçal të tmerrshëm dhe humbje jetësh, siç edhe e dimë nga lufta dhe konflikti sovjeto-afgan dhe në Çeçeni.”, u shpreh ajo.

Dhjetëra mijëra trupa ruse janë grumbulluar në kufirin e Ukrainës dhe mundësia e pushtimit është rritur prej muajsh.

Vetëm pak ekspertë ushtarakë besojnë se forcat e vogla të Kievit mund të zmbrapsin një pushtim të drejtpërdrejtë.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Truss i bashkohet aradhës së gjatë të diplomatëve perëndimorë që paralajmëron për një rezistence të zgjatur dhe të përgjakshme ukrainase dhe që fut në grackë forcat pushtuese ruse.

“Së bashku me aleatët tanë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën dhe t’i bëjmë thirrje Rusisë të de-përshkallëzojë dhe të përfshihet në diskutime kuptimplota. Ajo që ndodh në Evropën Lindore ka rëndësi për botën”, tha ajo.

©Rruga Press

YouTube player