Bota

Mbretëria e Bashkuar ngrin asetet e bankës më të madhe ruse. Sanksione të ashpra ndaj Kremlinit

Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e Bankës më të madhe ruse, Sberbank dhe Banka Credit e Rusisë. 

Ngrirja e aseteve është e koordinuar me SHBA-të. 

Ministrja e jashtme britanike gjithashtu lajmëroi se MB zotohet të ndalë të gjithë importet e qymyrit dhe naftës ne Rusinë, deri në fund të vitit 2022.  

“Sëbashku me aleatët tanë ne po i tregojmë elitës ruse, se ata nuk mund të lajnë duart me mizoritë që kryhen me urdhër të Putin. Ne nuk do të pushojmë, derisa Ukraina të triumfojë!”. tha Liz Truss. 

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm çek: Çdo hap i NATO-s për të mbështetur Ukrainën do të ndihmojë në frenimin e Rusisë

MB gjithashtu ka ndaluar të gjithë investimet e reja në Rusi. Importet e hekurit dhe çelikut nga Rusia do të ndalohen dhe tetë oligarkë të tjerë janë shtuar në listën e sanksioneve. 

Ndër personat e sanksionuar është edhe Sergey Sergeyevish Ivanov, presidenti i prodhuesit më të madh të diamanteve, Alrosa. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu njoftuan sanksione ndaj Sberbeank. SHBA-të kanë sanksionuar edhe vajzat e Putin ditën e sotme. 

Lexo më shumë  Evropa në alarm nga “arma e re” e Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *