Lajme

Mblidhet Qeveria, tri pika në rend të ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të mbahet nga ora 09:00.

Në rend dite në mbledhjen e sotme janë vetëm tri pika.
Si pikë e parë është shqyrtimi i projekt-kodit Doganor dhe i Akcizave, shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe të ndryshme.

Lexo më shumë  Maqedonci takon zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në mbrojtje

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar Qeveria e Kosovës miratoi një sërë vendimesh, ndër të tjera edhe vendimin për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, si organizata terroriste.

Po ashtu në mbledhjen e kaluar u miratua, ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej 11,000,000.00 milionë euro (njëmbëdhjetë milionë euro) për zbatimin e Masës 2.2- Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Lexo më shumë  Tenderi 11.5 mln euro për spitalin në burgun e Shënkollit/ Pak ditë para dorëheqjes, Myzyri la jashtë 4 oferta më të lira, kontrata për kompaninë e Gentian Sulës nën hetim nga SPAK

Po ashtu u ndanë edhe 3.2 milionë eurove për Projektin e renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Rruga Press

YouTube player