Lajme

Mbledhja VAZHDON! Berisha iku, Basha mbledh Kryesinë, porosit deputetët

Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.

Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e sotme, Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Po ashtu, duket se në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit. Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në 18 Dhjetor, një javë pasi në Kuvendin e mbledhur prej tij, Basha u shkarkua nga detyra.

Po çfarë ndodhi sot në PD?

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *