Mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njofton Zyra e Kryeministrit.
Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.
Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi. Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.


Rruga Press