Lajme

Mbledhja e dy kuvendeve, zbardhet agjenda e takimit të 27 nëntorit në Tiranë

260 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhen bashkë më 27 nëntor në Tiranë.

Ky do të jetë takimi i parë që do të mbahet mes dy kuvendeve dhe vjen në kuadër të festës së Pavarësisë.

110 vjetori i Pavarësisë do të bëjë bashkë në Tiranë, 260 parlamentarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Për herë të parë, ligjvënësit e dy kuvendeve do të mblidhen më 27 nëntor në sallën e seancave plenare.

Lexo më shumë  ‘Është e pamundur të negociosh me këtë qeveri’/ Media franceze: Nuk ndalen protestat kundër Ramës

Mbledhja është parashikuar rreth 2 orë dhe gjithçka do të përmbyllet brenda ditës së dielë.


Si mikpritëse, në cilësinë e drejtueses së kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë seancën plenare me një fjalë përshëndetëse dhe më pas fjalën do e marrë homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.

Pas dy kryeparlamentarëve, do të jenë kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti që do të mbajnë fjalën e tyre përpara deputetëve.

Lexo më shumë  Korrupsioni zgjedhor/ Zbardhen komunikimet e Sara Milas me drejtoreshën vendore: Lista bashkëngjitur duhet miratuar, i kemi elektorat

Grupet e punës të ngritura nga dy kuvendet po i japin dorën e fundit detajeve përfundimtare, ku është menduar që një fjalë të rastit të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë takim nuk pritet të firmosen marrëveshje mes dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *