Opinion/Aktualitet

Mbi qendrën tregtare “Sunny Hill Festival”…

Nga Mentor Kikia

Një çështje “e madhe” është duke u debatuar publikisht këto ditë. Bëhet fjalë për vendimin e një sipërmarrësi, Dukagjin Lipa, për të zhvendosur biznesin e tij në Tiranë. Ai ka hapur një qendër tregtare, “Sunny Hill Festival” quhet, në të cilën shet muzikën e të bijës, një këngëtare shumë e talentuar, Dua Lipa.

Në Prishtinë ai kërkoi që ti jepnin falas nja 17 a 19 hektarë tokë, për 99 vjet, për biznesin e tij. Fillimisht ia dhanë, pastaj seç patën ca probleme kontratash dhe sipërmarrësi e zhvendosi biznesin në Shqipëri, ku u mor vesh me autoritetet shqiptare.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Tani Dua do të këndojë këtu, dhe babai i saj do të mbledhë paratë e biletave.

Nëse do të ishte vërtet në emër të atdhedashurisë, Kosovës mund të mos i kërkohej toka falas për një shekull, por ti paguhej qeraja, pas sa kohë do të mbahej festivali!

Por edhe këtu nuk ka pse paragjykon askush një sipërmarrës.

Sepse ky është biznesi i tyre.

Shkrimtari shet libra, futbollisti shet lojën e tij, këngëtari shet muzikën.

Kaq e thjeshtë është!

Parullat “E bëjmë për Kosovën”, “E bëjmë për Shqipërinë”, janë dëngla marketingu me sfond kombëtar.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Mirë do të ishte qe muzika të mos komercializohej kaq thellë, duke qenë se është edhe shumë shpirtërore. Por kjo është çështje e pronarit, që është njëkohësisht edhe babai i këngëtares.

Duas i urojnë sa më shumë zë, sa më shumë fansa, sa më shumë bukuri e karrierë, dhe babait sa më shumë para.

Pa, as Kosova e as Shqipëria nuk janë në dorë as të Dukagjinit as të Duas, apo të atyre që do të vijnë të këndojnë bashkë me të

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *