Bota

Mbi 800 mijë persona kanë vdekur deri më tani nga COVID-19 në SHBA

Më shumë se 800 mijë persona në SHBA kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi, numri i më i lartë i regjistruar nga një vend në botë nga pandemia globale.

Sipas BBC, njoftimi vjen pasi SHBA-ja arriti të hënën në 50 milionë raste të konfirmuara nga virusi vdekjeprurës.

Shumica e vdekjeve janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve dhe të moshuarve, dhe më shumë amerikanë vdiqën në vitin 2021 se sa në vitin 2020.

Lexo më shumë  NATO përfundon manovrat më të mëdha në histori që nga Lufta e Ftohtë

SHBA po sheh sërish rritje të vdekjeve me një shkallë alarmante.

Bëhet e ditur se 100 mijë fatalitetet e fundit erdhën vetëm në 11 javët e fundit, një ritëm më i shpejtë se çdo moment tjetër përveç rritjes së dimrit të kaluar.

“Valët e sëmundjes që ne po shohim do të vazhdojnë derisa imuniteti i nivelit të popullsisë të jetë mjaft i lartë për t’i parandaluar ato. Por ne ende nuk jemi aty”, tha Keri Althoff, një epidemiolog te Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë planin e ndihmës ushtarake për Ukrainën prej 100 miliardë eurosh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *