Bota

Mbi 70 për qind e të rriturve në BE janë imunizuar me dozë të parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, teksa 57 për qind prej tyre janë imunizuar plotësisht.

Ajo ka bërë të ditur se blloku i ka mbajtur fjalët e veta. Bashkimi Evropian e kishte caktuar fundin e korrikut si afat për vaksinimin e 70 për qind të popullatës mbi tetëmbëdhjetë vjeç.

Lexo më shumë  Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për “agjentët e huaj”

Këto të dhëna e kanë vënë Bashkimin Evropian në mesin e liderëve botërorë të vaksinimit. Duke folur në Bruksel, Von der Leyen e ka cilësuar si shumë të suksesshëm vaksinimin përbrenda vendeve të bllokut.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe më tutje. Megjithëkëtë, ajo ka shtuar se varianti Delta i koronavirusit është shumë i rrezikshëm, prandaj ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen për hir të shëndetit të tyre dhe të të tjerëve. Komisioni Evropian është zotuar se do të ketë mjaftueshëm vaksina.

Lexo më shumë  Ministrja gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *