Lajme

Mbi 500 fermerë të goditur nga përmbytjet në Fier, dëmtohen serat me luleshtrydhe: Shteti të na ndihmojë, na është shkaktuar 20 mijë euro dëme

Janë më shumë se 500 fermerë të cilët merren me kultivim të luleshtrydhes dhe kjo përmbytje iu çoj dëm këtë sezon prodhimi.

Fermerët kanë investuar në blerjen e pompave dhe po detyrohen të heqin vetë ujin nga serat pasi kanalet kulluese vijojnë tërheqjen ngadalë për shkak te bllokimit dhe mos pastrimit të kanaleve kulluese, vaditëse. Fermerët kërkojne ndërhyrjen e shtetit pasi 1 ditë më parë ministrja e Bujqësisë nuk ka qene tek fermerët e përmbytur por në autostradën Levan Tepelene.

Lexo më shumë  Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

“U njoftuam në 10 të natës për përmbytje, gjatë ditës na thanë që s’ka përmbytje. Sot unë kam 9 dynym sera të përmbytura, na kanë prishur gjitha duke na shkaktuar dëm të madh. Nuk kthehet më në prodhim e ka mbuluar balta. Tani prodhimi kthehet në maj tani, skemi mbështetje nga asnjë, as nga shteti. Filloi ngritja e argjenaturës nga Ferasi deri këtu. Kishte sera që në 2017 nuk na zinte uji kurse këtë vit na përmbyti gjithë. Presim nga shteti të na kompensojë, asnjë s’ka ardhur të na shikojë dëmet. Ja ju mediat jeni të parët që erdhët. Po nuk na ndihmoi shteti ne falimentuam, do të ngrihemi të ikim prap emigrantë në Greqi, kam 7-8 punëtorë që i paguaj , ku do shkojnë ata tani kush do ti ushqejë. Janë rreth 20 mijë euro dëme”, tha fermeri i zonës.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  "Po shqyrtohet ulja graduale në 55 vjeç" - Ministri Sveçla: Kam themeluar grupin për programin e pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *