Mbi 2000 policë do blindojnë kryeministrinë, shtyllat lyhen me vaj. Policia bëhet gati për protestën e thirrur nga Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan”
Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, informon se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.
Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me vaj me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.
Rruga Press