Lajme

Mbi 16 mijë familje aplikojnë për mbështetje nga Qeveria për pagesën e energjisë elektrike

Qeveria e Kosovës edhe këtë dimër parashikon t’i subvencionojë faturat e rrymës për disa kategori të konsumatorëve.

Për formën e re të subvencionimit ditë më parë në prezantimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike foli edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

“Programi ka në fokus subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm. Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuar, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është program një vjeçar”, ka theksuar Kurti, sipas të cilit, ky program pason atë të blerjes së pajisjeve efiçiente për qytetarë dhe subvencionimin e energjisë

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

E tashmë pasi është lansuar edhe forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme janë bërë mjaft shumë aplikime.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se deri tani janë mbi 16 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin:

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

https://see.rks-gov.net

“Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë  të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar ministri Murati.

Rruga Press

YouTube player