Bota

Mbi 140 mijë ukrainas janë kthyer nga Evropa për të luftuar

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se më tepër se 140 mijë ukrainas, kryesisht burra, janë kthyer nga shtetet tjera evropiane për të luftuar në vendlindjen e tyre.

Reznikov në postimin në Facebook ka thënë se e gjithë bota po e sheh se si po luftojnë ukrainasit.

Ai ka treguar se po ashtu mbi 20 mijë vullnetarë të huajë kanë aplikuar për t’iu bashkuar Legjionit të Huajve në Ukrainë.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Reznikov ka shtuar se për shkak të humbjeve të mëdha, sulmet ruse janë ngadalësuar.

“Për shkak të humbjeve të jashtëzakonshme që armiku ka përjetuar, intensiteti i luftimeve është ulur përkohësisht. Mirëpo, pushtuesit rusë po përgatiten për valë të reja të sulmeve. Së pari në Kiev, Kharkiv, Chernihiv e Mykolaiv. Të mos e humbasim vigjilencën”, ka shkruar Reznikov.

Ai ka thënë se Ukraina do t’i rikthejë qytetet që janë pushtuar përkohësisht.

Lexo më shumë  Rumania ndal reaktorin e dytë të centralit bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit

“Kherson, Kakhova, Melitopol, Berdyans e Genichesk i kanë treguar okupuesit se është më mirë të largohet më herët sesa të jetë tepër vonë”, ka thënë Reznikov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *