KryesoreLajme

Mbi 1200 protesta anembanë SHBA-së ditën e sotme – organizatorët besojnë se do të jenë më masivet kundër Trumpit dhe Muskut

Sot janë planifikuar protesta në të gjithë SHBA-në kundër presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij, Elon Musk.

Më shumë se 1200 protesta me moton “Duart larg!” janë planifikuar nga më shumë se 150 grupe – përfshirë organizata për të drejtat civile, sindikata, veteranë, aktivistë për zgjedhje të drejta dhe mbrojtës të të drejtave të komunitetit LGBT+.

Lexo më shumë  Spiuni Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte

Kjo përfshin një protestë të planifikuar në National Mall në Washington, si dhe vende të tjera në të 50 shtetet amerikan, shkruan skynews.

Qytetet ku do të protestohet

Protestat janë kundër veprimeve të Trumpit duke përfshirë zvogëlimin e vendeve të punës në qeverinë federale, menaxhimin e ekonomisë me tarifat e fundit si dhe disa çështjeve të tjera.

Musk ka luajtur një rol kyç në administratën e dytë të Trumpit, duke udhëhequr përpjekjet për të zvogëluar qeverinë federale si kryetar i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të krijuar së fundmi.

Lexo më shumë  “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet

Ndryshe, organizatorët shpresojnë se demonstratat e sotme do të jenë më të mëdha që nga rikthimi në pushtet i Trumpit.

YouTube player
YouTube player