Mbi 1 mln njerëz në protestë, qeveria franceze s’tërhiqet nga vendimi për pensionet
Ministri i Punës i Francës, Oliver Disop tha sot se “nuk ka negociata” për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, e cila është planifikuar nga qeveria franceze.
“Nëse nuk shkojmë në 64, sistemi i pensioneve nuk do të jetë në ekuilibër”, tha Dissop për televizionin France 2.
Ministri i Punës iu referua edhe protestave masive të djeshme kundër reformës së pensioneve në Francë, kur mbi një milion njerëz dolën në rrugë.
“Mobilizimi ka qenë i madh, që do të thotë se duhet të vazhdojmë t’ua shpjegojmë qytetarëve reformën e pensioneve”, përfundoi Disop.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica e popullsisë franceze kundërshton reformën e pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria franceze.
Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se në protestat e djeshme morën pjesë gjithsej 1.27 milionë qytetarë. Liderët e sindikatave franceze paralajmëruan protesta të reja për 7 dhe 11 shkurt në konferencën e përbashkët të djeshme për shtyp.
Rruga Press