Mbi 1 mijë e 700 patenta të shoferëve ilegal janë konvertuar në RKS, afati i hapur deri më 9 gusht
Procesi i konvertimit të patentave të shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës, është duke vazhduar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se interesimi i qytetarëve është mirë.
Ai ka bërë të ditur se nga 9 maji e deri më 1 korrik, në total janë konvertuar 1 mijë e 713 patenta shoferëve.
Ndërkaq sipas Elshanit në katër komunat veriore janë konvertuar deri më tani 1 mijë e 408.
Në Leposaviq janë konvertuar 430 patents të shoferëve në veri të Mitrovicës 465, në Zubin Potok 248 dhe në Zveçan 265.
Afati për konvertimin e targave ilegale në ato RKS do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2024.
Rruga Press