BallinaLajme

Mbeten në fuqi masat anticovid/ Komiteti i ekspertëve njofton se mund të shtohen kufizimet

Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure të lë në fuqi të gjithë masat aktuale.

“Komiteti bëri një analizë të shifrave dhe në mbledhje kemi vendosur për të vijuar këto masa. Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona. Do të vijojë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, universitetet do të vazhdojnë online. Të gjitha këto masa do të jenë pa afat”, tha Rakacolli, kryetare e komitetit.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Ndërkohë, Tomini u shpreh se masat aktuale po japin rezultat duke sjellë një ulje të lehtë të rasteve të reja. “Vendi po vijon me intensitet të lartë me koronavirus. Incidenca vijon e lartë, kemi kaluar në 347 raste për 100 mijë banorë. Në javën e fundit, kemi një tendecë në ulje. Duhet të theksohet se Tirana mban peshën kryesore, e ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku i Lezhës. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave të fundit”

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë
YouTube player