Mbërrijnë në gjykatë një pjesë e policëve të arrestuar në Vërmicë
Mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë disa prej policëve të arrestuar gjatë operacionit “Pika 2”, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë ditës së premte.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë të premten se nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e tij, ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Si pjesë e procedurave administrative nga IPK-ja, është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.
Në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë.
Rruga Press