Mbas Ahmetajt edhe Rama lavdëron patronazhistët
“Jam më krenar për ta tani pas zgjedhjeve”, Rama për patronazhistët: Po të mos ishin ata, nuk do ishim makineri e pathyeshme, por një “foltore”
Të enjten e kaluar në Parlament zv krymisnistri Ahmetaj doli në mbrojtje të patronazhistëve. Sot në një konferencë për media po ashtu edhe KM Rama thuri lavde drejt tyre.
KM harron që dalja e të dhënave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe në asnjë vend deri më tani, nuk ka ndodhur ajo gjë. Kuptohet, bëhet fjalë që pas rënies së diktaturës.
KM jeton akoma me ëndërrat e madhështisë së shprehjes “kontrollo beso”, përndryshe si do ja u kesh besën.
“Frika ruan vreshtin” mesa duket, këtë thënie KM e thotë para dhe pas gjumit, për tja mbushur mendjen vetes që po bën punë të mirë.
Monologu është mirë për ta qartësuar veten ndonjëherë, por KM duket që e ka të nevojshme gjithmonë “konsultimin” me veten.
Pyetje; Pse paguhen këshilltarët? A kanë frikë ata nga Rama? Apo dhe ata janë si Rama?
© Rruga Press

