Lajme

Mbante mbyllur gruan, nënën dhe vajzën, në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35 vjeçar, i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Sipas raportimeve, J. Zh. mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Lexo më shumë  E Ngarkuara me Punë nga SHBA, Nancy VanHorn: Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave përbëjnë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo më shumë  Forcohet bashkëpunimi Kosovë-ShBA: FBI-ja dërgon agjent special dhe analist intelegjence për të punuar me Policinë e Kosovës

Rruga Press

YouTube player