Mbajti një meshë kundër luftës në Ukrainë, arrestohet prifti rus
Grupe për të drejtat e njeriut njoftojnë se autoritetet ruse kanë arrestuar një prift i cili mbajti një meshë kundër luftës në Ukrainë.
Sipas mediave ndërkombëtare, ati Ioann Burdin u arrestua menjëherë pas meshës që mbajti në një kongregacioni të vogël në fshatin e Karabanovos.
Ai raportohet të ketë folur kundër luftës para besimtarëve dhe iu ka nxjerrë atyre foto të shkatërrimit në Ukrainë.
Burdin tashmë ndodhet në paraburgim nën akuzën e diskretitimit të forcave të armatosura, një vepër penale që u vendos nga Duma javën e fundit.
Që nga nisja e luftës, autoritetet ruse kanë shtypur me dhunë çdo protestë kundër saj, ku deri në këto momente raportohet për më shumë se 13 mijë persona të armatosur.
Rruga Press