KryesoreLajme

“Maskë hipokrizie që ta shpif”, Pano Soko zbulon arsyen pse Rama dhe PS po mbështesin protestën

Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shprehu dyshimin se protesta e sotme pro ish-drejtuesve të UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në Hagë, po bëhet për qëllime të pastra elektorale nga ana e Edi Ramës, sepse ai ka marrë rolin e “drejtuesit” të opozitës në Kosovë.

“Dua të kap pozicionin e diktaturës së hipokrizisë. Sa herë hapen tema të tilla këtu të gjithë vendosin maskë hipokrize që ta shpif me kilometra larg, sot të gjitha palët veshën konstumin e hipokrizisë. Shqipëria ka bërë shumë pak ose aspak për Kosovën. Fakti që mua sot që ne po e disktutojmë për të shpëtuar ata njerëz që janë në burg, ose për qëllime eklektorale të dyja nuk rrinë. Për mua bëhet për qëllime elektorale në Kosovë se Rama ka marrë rolin e drejtuesit politik të opozitës në Kosovë. Rama në vend të Hashim Thaçit ka marrë drejtimin e opozitës në Kosovë. Unë them se kjo bëhet për qëllime të pastra elektorale. Flamurin e protestës në Shqipëri e ka marrë PS-ja.  

Lexo më shumë  Përmbytjet shkaktojnë një viktimë, gjendet një trup i pajetë në Durrës

Nuk është e sinqertë gjëja, se në 1998 ishim në luftë. Sot nuk jemi. Nuk e dinim se jemi në javën e balotazhit në Kosovë?”- u shpreh Soko.

YouTube player