Lajme

​FMN vlerëson lartë përkushtimin e institucioneve të Kosovës në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim zyrtar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, dhe ekipin e tij, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, me fokus të veçantë në stabilitetin financiar, performancën pozitive të sektorit bankar dhe progresin në implementimin e reformave strukturore.

Guvernatori falënderoi FMN-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen teknike, si dhe për rolin kyç që ka luajtur në forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së.

Lexo më shumë  Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s

Nga ana e tij, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi lartë përkushtimin e institucioneve të Kosovës në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, si dhe në zbatimin e suksesshëm të rekomandimeve nga misionet e FMN-së. Ai përgëzoi BQK-në për qasjen profesionale dhe rezultatet e qëndrueshme në sektorin financiar.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte përditësimi i Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), ku palët u dakorduan për rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe përmirësimit të kornizës operacionale të stabilitetit financiar.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Takimi shënoi një angazhim të përbashkët për thellimin e partneritetit ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, duke përforcuar rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe një sektori financiar të fortë në Kosovë.

Delegacioni i BQK-së do të vazhdojë agjendën me takime bilaterale me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore gjatë qëndrimit në Washington D.C.

Rruga Press

YouTube player