Lajme

Mashtrimi me derivatet e naftës në doganën e Kosovës, zbulohen mbi 600 mijë euro dëm ekonomik në buxhet gjatë tre viteve të fundit

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës, e të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600,000 euro.

Sipas njoftimit të Doganës të shtunën, është arritur të zbulohet se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke falsifikuar dokumente, e duke i shkaktuar kështu buxhetit të Kosovës dëmin e madh, gjatë tri viteve të fundit.

“Dogana e Kosovës në saje të aktiviteteve të kontrolleve të orientuara tek fushat me rrezikshmëri të lartë për shmangie të detyrimeve doganore, ka zhvilluar inspektime dhe është në vijim të inspektimeve tjera. Nga ky aktivitet zyrtarët doganor kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës. Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa siç thuhet në njoftim, hetimi do të vijojë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *