Lajme

Masë ndalimi për Radojçiqin në Serbi, dërgohet në mbajtje 48-orëshe

I shumëkërkuari për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është arrestuar sot.

“Më 03.10.2023, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është mbajtur deri në 48 orë”, njofton Ministria e Serbisë.

Radoiçiç është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

Kujtojmë se avokati Goran Petronijeviç, i cili është avokati i Milan Radoiçiçit, më herët ka lexuar fjalimin e klientit të tij për publikun në një konferencë në Beograd.

“Unë, Milan Radoiçiq, i lindur në Pejë të Kosovës, në Republikën e Serbisë, për shkak të spekulimeve që janë shfaqur në këtë mënyrë, njoftoj opinionin se kam ardhur në veri të Kosovës në zonën e fshatit. Banjska me bashkatdhetarët e mi nga Kosova. Kemi ardhur për të inkurajuar popullin serb që t’i rezistojë terrorit të regjimit të Kurtit, për të mbrojtur popullin tonë të ekspozuar vazhdimisht ndaj terrorit dhe për të krijuar kushte për realizimin e ëndrrës për lirinë e popullit tim në veri të Kosovës. I njoftoj të gjithë, nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të huaj, se të gjitha përgatitjet logjistike i kam bërë vetë dhe nuk ka të bëjë me angazhimin tim të mëparshëm politik dhe nuk kam njoftuar askënd nga Beogradi për këtë”, lexoi pak ditë më parë Petronijeviç.

Lexo më shumë  QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë Milan Mojsiloviç tha dje se Milan Radoiçiç nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e forcave rezervë të Forcave të Armatosura të Serbisë në livadhet e Pasuljanskit.

Pranimi i autorësisë së sulmit në Veri

Më 29 shtator, 5 ditë pas sulmit të armatosur fillimisht në rajonin e Policisë së Leposaviqit, ku mbeti u vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Milan Radoiçiç mori përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri.

Lexo më shumë  Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Nënkryetari i Listës Serbe pranoi se kishte orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po “vuan” nga regjimi i Albin Kurtit.

Rruga Press

YouTube player