KryesoreLajme

Masat e BE, Kurti: Do u vijë fundi, siç i erdhi regjimit të vizave

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një koment sa u takon masave të padrejta nga Bashkimi Evropian për Kosovën. Në mbledhjen e qeverisë Kurti tha se edhe këtyre masave do u vijë fundi siç i erdhi regjimit të vizave.

“Derisa angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të Bashkimit Europian ndaj Kosovës t’u vije fundi, jemi shumë të lumtur që në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Europian praktikisht kishte me qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave”, tha Kurti.

Arritjet e këtij muaji, Kurti tha se “së pari janë të shtetit të Kosovës”.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

“Andaj, le të ecim përpara me optimizmin dhe disponimin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike, dhe në të njëjtën kohë, këtë le ta bëjmë, natyrisht, drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, tha ndër tjerash Kurti.

YouTube player