Lajme

Masakra në Srebrenicë, Osmani: Tmerret e atij kapitulli të errët nga regjimi i Millosheviqit, kujtesë e mizorisë njerëzorE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat në masakrën në Srebrenicë nga forcat serbe, gjersa thekson se tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

“Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shkruan ajo.

Rruga Press

YouTube player