KryesoreLajme

Masakra e Rezallës, Osmani: Autorët serbë duhet të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës.

Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..

“Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë